Telegrafi

Pochettino vë në pikëpyetje mentalitetin e lojtarëve pas humbjes nga Newcastle

Mauricio Pochettino ka vënë në pikëpyetje mentalitetin e lojtarëve të tij dhe i ka akuzuar ata se ua kanë bërë ‘jetën e lehtë’ kundërshtarëve pasi Chelsea pësoi një humbje të thellë me rezultat 4-1 në St James-Park.

Kriza e lëndimeve te Newcastle bëri që ata të emërojnë tre portierë në stol në mbrëmjen e së shtunës, por kjo nuk i ndaloi që ata të ‘shkatërrojnë’ “Blutë e Londrës”.

Ekipi i Pochettinos erdhi në këtë sfidë pas dy ndeshjeve me rezultate pozitive ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt por humbi Reece James për shkak të përjashtimit me karton të kuq dhe pa Thiago Silvan të bëjë një gabim fatal që çoi në golin e Newcastle.

Kur u pyet për gabimin e Silvas, Pochettino ia la fajin ekipi në përgjithësi duke thënë se ishte një gabim i rëndë por në pyetje është energjia e ekipit.

Lexo po ashtu Newcastle “gjunjëzon” Chelsean dhe merr tri pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në Evropë

“Ne nuk u përgatitëm në mënyrën më të mirë për të konkurruar. Ky është shqetësimi im. Ne mendonim se ishim gati për të konkurruar por ne nuk e bëmë këtë në mënyrën që kjo ndeshje e kërkon”, është shprehur tekniku argjentinas.

“Edhe nëse Newcastle nuk ishin të mirë, ishte një fitore e lehtë. Ishte shumë e lehtë mënyra se si pësuam golat dhe ishim të butë në çdo ndërhyrje”.

“Ne nuk u dukëm sikur po luajmë për diçka të rëndësishme. Kjo është ajo që më bën të nervozuar dhe të mërzitur. Edhe nëse jemi një skuadër e re në moshë dhe duhet të mësojmë, këto lloj ndeshjesh më bëjnë shumë të mërzitur”, përfundoi ai./Telegrafi/