Telegrafi

Pochettino thuhet se e do kalimin te Unitedi

Manchester United e ka mundësinë që ta emërojë Mauricio Pochettinon si trajnerin e tyre të ri.

Strategu argjentinas ditë më parë është shkarkuar nga Tottenham Hotspuri dhe vendin e tij e ka zënë Jose Mourinho.

Pochettino u largua pas pesë vitesh nga bankina e Spurs, derisa tani po e kërkon rikthimin sa më të shpejtë në futboll.

Ole Gunnar Solskjaer

Daily Mail raporton se argjentinasi e kërkon kalimin te Djajtë e Kuq, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk po tregon rezultate të mira.

Lexo po ashtu Pochettino thuhet se nuk do ta pranojë ofertën e Arsenalit

Por, Unitedi thuhet se nuk është i gatshëm që ta shkarkojë norvegjezin në këtë kohë dhe do të pres fundin e sezonit.

Nëse Pochettino nuk arrin marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër, atëherë mund të ulet në bankën e skuadrës nga qyteti i Manchesterit. /Telegrafi/