Site icon Telegrafi

Pochettino tash është opsioni i parë i Interit

Getty Images

Interi është duke u angazhuar për t’i siguruar shërbimet e menaxherit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, meqenëse Antonio Conte nuk do të largohet nga Chelsea.

Nerazzurrët janë pa trajner pas shkarkimit të Stefano Piolit, i cili qëndroi vetëm gjashtë muaj në atë post (derisa para tij, në tetor, zikaltrit e shkarkuan Frank de Boerin).

Lexo po ashtu Interi shpreson ende në Conten

Conte është zgjedhja e parë e Interit, mirëpo pasi e fitoi titullin e Ligës Premier, ish-trajneri i Juventusit duket i vendosur të qëndrojë më gjatë në Stamford Bridge.

Sipas Sky Sport Italia, hierarkia e Interit, drejtorët nga Suning Group, tash e kanë Pochettinon të parin në listë.

Mirëpo, klubi italian do ta ketë të vështirë ta bindë edhe atë të largohet, duke qenë se ka një klauzolë në vlerë prej pesë milionë eurosh për prishje të kontratës.

Nga ana tjetër, Interi është gati ta paguajë 10 milionë euro për sezon, meqenëse klubi është i interesuar që ta rindërtojë skuadrën që ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version