Telegrafi

Pochettino shprehet i zhgënjyer pas barazimit në derbi, por beson se e ardhmja është e ndritshme për Chelsean

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, pranoi se ndjehet sikur kanë humbur dy pikë pas barazimit 2-2 me Arsenalin në “Stamford Bridge”.

Pas golave të Cole Palmer dhe Mykhailo Mudryk që i dhanë epërsinë nikoqirëve prej 2-0, Chelsea pranoi dy gola në harkun e tetë minutave.

“Ne jemi të zhgënjyer, sepse mendoj se luajtëm mirë, por kemi dy pikë të humbura. Dukej se loja ishte më afër 3-0 sesa 2-1 kur ata shënuan”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Ne e patëm ndeshjen nën kontroll kundër një ekipi të mirë të Arsenalit, por jemi të zhgënjyer”.

“Në futboll ndodhin gabime dhe kemi bërë shumë gabime. Kur është  minuta e 77-të dhe ne bëjmë gabimin që lejojnë Arsenalin të kthehet në lojë, mendoj se ky gol u dha atyre besimin për t’u rikthyer.

“Jemi të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë jam shumë i kënaqur me paraqitjen”, shtoi ai.

Në fund, argjentinasi tha se nuk duhet fajësuar askush për këtë ndeshje dhe parashikoi një të ardhme të mirë të Chelseat.

“Nuk është për të fajësuar dikë, por në këtë lloj situate ndoshta duhet të lexojmë më mirë. Kjo do të arrijë me kalimin e kohës, duke ditur se kur duhet të jemi të qetë dhe kur të rrezikojmë pasi kemi ende një ekip shumë të ri.”

Lexo po ashtu Spektakël në ‘Stamford Bridge’ – Chelsea dhe Arsenali nuk gjejnë fituesin në derbin e katër golave

“Ne vërtet besojmë se mund të bëjmë diçka shumë të mirë në të ardhmen”, përfundoi 51-vjeçari./Telegrafi/