Mauricio Pochettino po punon që të rikthehet sa më shpejtë në futboll.
Trajneri argjentinas u shkarkuar nga Tottenham Hotspuri para disa javësh, duke u zëvendësuar nga Jose Mourinho.
Por, Pochettino mund t’i vije shansi që ta drejtojë një skuadër edhe më të madhe, pasi lidhet me një kalim te Manchester City.
SunSport raporton se Pep Guardiola mund të largohet nga Citizens në fund të këtij sezoni, gjersa Juventusi ka shfaqur interesim për të.
Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2021, mirëpo është i gatshëm që të hap rrugë për trajnerin e ri e që mund të jetë Pochettino.
Argjentinasi ka arritur që me strategjitë lojës te Spurs ta rrisë vetën si strateg dhe tani City mund të tentoj transferimin e tij. /Telegrafi/