Real Madridi po monitoron situatën e Mauricio Pochettinos dhe e shikojnë atë si një pasardhës të mundshëm të Zinedine Zidane.
Sipas mediumit The Independent, Thuhet se ka një nivel pakënaqësie në skuadrën e Los Blancos e cila u mposht në ndeshjen e tyre të parë të 1/16-tës kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.
Kjo është përkundër faktit se Real Madridi është në krye të La Ligës, pas fitores 2-0 në El Clasico ndaj Barcelonës në fundjavë.
Raporti shton se ka një numër figurash të vjetra në zhveshtoret e Realit, të cilët kanë vënë në dyshim disa nga vendimet e Zidanet këtë vit, ndërsa nënvizojnë se presidenti i klubit, Florentino Perez, nuk ka parë gjithmonë sy më sy francezin.
Shkëndija e parë e Zidane në klub ishte e jashtëzakonshme – duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve në dy vjet e gjysmë para se të tërhiqej në verën e vitit 2018.
Ai u kthye nëntë muaj më vonë, dhe pavarësisht se u kthye në krye të ligës ata u eliminuan nga Copa del Rey nga Real Sociedadi muajin e kaluar, me një humbje të ligës ndaj Levante pas një barazimi po ashtu zhgënjyes në shtëpi ndaj Celta Vigos.
Pochettino u tha se ishte afruar me punën e Realit para kthimit të Zidane vitin e kaluar, por argjentinasi tani është larguar nga Tottenhami dhe është njëri nga më të kërkuarit midis klubeve më të mëdha të Evropës. /Telegrafi/