Site icon Telegrafi

Pochettino rrëfen premtimin që ia kishte dhënë Mbappe para ndeshjes ndaj Barcelonës

(Foto: Screenshot/Twitter/M.A.J)

Mauricio Pochettino ka treguar se Kylian Mbappe i kishte thënë para ndeshjes se Paris Saint-Germaini do ta mposhtte Barcelonën në Camp Nou.

22-vjeçari ishte ylli i mbrëmjes në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve duke shënuar het-trik në fitoren prej 4-1 të skuadrës së tij.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Pochettino e kishte mposhtur vetëm një herë Barcelonën (me Espanyolin në vitin 2009), ndërsa francezi i kishte premtuar se të martën mbrëma do ta merrte fitoren e dytë.

(Foto: Screenshot/Twitter/M.A.J)

“Ai ishte i qetë para ndeshjes. Më pyeti se sa herë kam fituar në Camp Nou? Një herë, iu përgjigja, me Espanyolin”.

Lexo po ashtu Përçarje te Barcelona: Sharje mes Pique e Griezmannin, mikrofonat kapin gjithçka

“Më tha se do të fitonim për herë të dytë. Dhe në fund të ndeshjes më tha: ‘Ja ku e ke, është një fitore e dytë”, ka treguar Pochettino.

Lionel Messi shënoi nga penalltia në minutën e 27-të për epërsinë e katalunasve, por Mbappe reagoi vetëm pesë minuta më pas për ta shënuar golin e parë nga tre golat e tij, derisa edhe një gol për PSG-në e realizoi Moise Kean. /Telegrafi/

Exit mobile version