Bosi i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e ka quajtur Cristiano Ronaldon fenomen dhe shembull për lojtarët e rinj.
Portugezi ka shënuar në barazimin 1-1 të Realit me Tottenhamin në Bernabeu.
Të mërkurën mbrëma zhvillohet sfida tjetër mes dy top skuadrave të futbollit evropian dhe tekniku i klubit londinez ka lëvduar superyllin e Realit.
“Cristiano është fenomen”.
“Ai meriton çmimet personale, jo vetëm se ështëi talentuar, por ai është shembull për lojtarët e rinj”.
“Ai punon shumë dhe ka motivim të pabesueshëm, teksa kujdeset shumë për veten”.
“A është i ngjashëm me Harry Kanen? Në aspektin e profesionalizmit dhe mentalitetit, po. Ata janë fitues të mëdhenj dhe punojnë shumë”, deklaroi Pochettino.
/Telegrafi/