Site icon Telegrafi

Pochettino refuzon drejtimin e Barcelonës

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka hedhur poshtë zërat se mund të bindet për t’u bashkuar me Barcelonën pasi ai është shumë i lumtur në Angli.

44-vjeçari argjentinas ka qenë edhe më parë në La Liga, te rivalët e Barçës, Espanyoli, dhe ka qenë një nga emrat që është lidhur me karrigen e nxehtë të klubit nga Camp Nou, me të ardhmen e trajnerit aktual, Luis Enrique, që është shumë në dyshim pas humbjes turpëruese ndaj PSG-së.

Lexo po ashtu Pochettino: PSG është ekipi im, e dua këtë klub

“Nuk mundem të them asgjë rreth menaxhimit të Barcelonës”, ka thënë Pochettino në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Genkut.

“Jam në Tottenham. Jam shumë i lumtur, kam edhe katër vite kontratë, po shijoj një projekt emocionues”, përcjell Telegrafi.

“Është e vërtetë që ky nuk është një projekt i lehtë, por unë jam shumë i lumtur këtu”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version