Mauricio Pochettino është duke pritur me krahë hapur për t’u bërë trajneri i ri i Chelseat nëse Graham Potter shkarkohet.
Ish-trajneri i Tottenhamit ka mbetur pa punë që kur u largua nga gjiganti francez Paris Saint-Germain në korrik.
Pochettino është i interesuar të marrë drejtimin e Chelseat nëse Potter shkarkohet.
Ky i fundit është nën presion të madh në “Stamford Bridge” pas një serie tronditëse prej vetëm një fitoreje në shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Tifozët u kthyen kundër tij pas humbjes 4-0 në raundin e tretë të FA Cup ndaj Manchester Cityt të dielën.
Sipas SunSport shkruan se argjentinasi Pochettino do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin nëse Chelsea do ta thërriste.
Pochettino ka ende një shtëpi në Londër dhe ka kaluar shumë kohë në Angli, edhe kur ishte në PSG. /Telegrafi/