Furtuna në raportin me bashkëshorten, bëri që Mauri Icardi të kërkonte leje nga klubi i PSG-së dhe të kthehej në Milano për të ribërë paqe me Wanda Narën, e cila pas një tradhtie të supozuar, reagoi ashpër në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme vetë sulmuesi argjentinas postoi foto me bashkëshorten e tij, duke dhënë sinjale paqeje.
Sot (e hënë) ka reaguar edhe trajneri Mauricio Pochettino, që ka konfirmuar se Icardi do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzigut.
“Icardi ka pasur një problem personal dhe nuk është stërvitur këto dy ditë me ne, por do të jetë në grumbullim për ndeshjen ndaj Leipzigut”.
“Nuk e di nëse mund të luajë nga minuta e parë, pasi duhet të flas sërish me të, por e sigurt është që do të jetë në dispozicion, qoftë edhe për të luajtur disa minuta”, deklaroi Pochettino.
Ende nuk dihet se çfarë është duke ndodhur mes Icardit dhe Narës, por që modelja ishte tejet e acaruar me veprimin e bërë nga ish-anëtari i Interit. /Telegrafi/