Telegrafi

Pochettino pas fitores ndaj Reims: Industria e futbollit është e mbushur me spekulime, Mbappe është lojtari ynë

Mauricio Pochettino është deklaruar menjëherë pas fitores 2-0 së Paris Saint-Germain ndaj Reims në kuadër të javës së katërt në Ligue 1.

Trajneri i PSG-së është pyetur për të ardhmen e Kylian Mbappes, derisa zërat po shtohen se ai mund të kalojë te Real Madridi.

Por, strategu argjentinas ka thënë se francezi është lojtar i tyre dhe industria e futbollit është e mbushur me spekulime.

Lexo po ashtu PSG nënshtron ekipin e Reims në debutimin e Messit

“Kylian Mbappe është lojtari ynë, ju e dini se industria e futbollit është e mbushur me spekulime”, ka thënë Pochettino.

“Presidneti ynë dhe drejtori sportiv kanë qenë të qartë. Ai është me ne. Jam shumë i lumtur. Njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në botë”.

Në fitoren 2-0, ishte pikërisht Mbappe që realizoi dy gola, me Lionel Messi që bëri debutimin, duke u futur në pjesën të dytë. /Telegrafi/