Mauricio Pochettino ka thënë se “ky është vetëm fillimi” pasi ai fitoi trofeun e parë të karrierës së tij si menaxher vetëm pas tre ndeshjeve në krye të Paris Saint-Germain.
Mauro Icardi dhe Neymar shënuan ndërsa PSG mundi Marseille për të ngritur trofeun e Trophee des Champions apo Superkupës së Francës të mërkurën.
Ndërsa Pochettino arriti shumë gjatë kohës së tij në Tottenham, Southampton dhe Espanyol, ai kurrë nuk kishte fituar një trofe si trajner.
Our 🔟th 𝗧𝗿𝗼𝗽𝗵𝗲́𝗲 𝗱𝗲𝘀 𝗰𝗵𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻𝘀 🏆
Our 8️⃣th consecutive 🙌🔴🔵 #ICICESTPARISpic.twitter.com/6EBSwPhmIh
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 13, 2021
Megjithatë, argjentinasi ka fituar trofeun e parë si trajner i PSG-së pas vetëm 10 ditëve në krye dhe drejtuesit e klubit e tifozët presin triumfe tjera nga Pochettino.
“Pas dhjetë ditësh si trajner, tre ndeshje të luajtura dhe kjo finale kundër rivalit tonë më të madh, është shumë e rëndësishme të fitosh”, ka thënë fillimisht Pochettino për Canal +.
“Më shumë se trofeu, është nderi dhe krenaria ato që janë më të rëndësishme për klubin dhe për tifozët. Pak nga pak, ekipi po bën gjërat që unë kërkoj. Unë kam qenë këtu për dy javë dhe kemi bërë shumë përgatitje”.
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆 pic.twitter.com/6jbJYyHyO2
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 13, 2021
“Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohë dhe punë, mund të instalojmë idetë tona dhe se përparimi do të jetë i mirë, sepse cilësi kemi”.
“Kemi pak kohë për të stërvitur, por lojtarët e mi e meritojnë këtë trofe, njohjen dhe ata janë përshtatur shpejt me kërkesat e mia”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/