Të martën Tottenhami befasoi të gjithë kur doli me komunikatë për media duke e zyrtarizuar shkarkimin nga posti i trajnerit, Maurizio Pochettinon.
Një ditë më pas (sot) në vend të tij u zyrtarizua Jose Mourinho.
Trajneri argjentinas u shkarkua nga stoli pas plot pesë viteve, ku suksesi më të madh i tij ishte arritja deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
Por duket se argjentinasi nuk do të mbetet pa punë edhe për shumë kohë pasi janë disa klube që janë vënë pas tij.
Sipas Sport, tre klub janë vënë në gjurmët e Pochettinos, dhe po mendojnë t’ia besojnë atij drejtimin e ekipit.
Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester United, që në vitin e fundit kanë pasur probleme me trajner.
Pikërisht këto tri klub, po e ndjekin me vëmendje situatën e trajnerit dhe në të ardhmen mund të nisin kontaktet./Telegrafi/