Telegrafi

Pochettino: Nëse Benzema mungon ndaj ndesh, humbje e madhe për Real Madridin

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 kundër Rennes, Mauricio Pochettino diskutoi edhe për përplasjen e shumëpritur me Real Madridin.

Shumë nga pyetjet u fokusuan për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Pochettino iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me ndeshjen e afërt, njëra prej të cilave u fokusua për sulmuesin kryesor të Real Madridit, Karim Benzema.

“Ai është një lojtar i madh, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai ka qenë në këtë nivel për shumë vite”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e tij dhe nëse nuk është, do të jetë një humbje për Real Madridin”.

“Nuk po them se do të jetë një përparësi për PSG-në sepse kundërshtarët tanë kanë lojtarë të tjerë të mëdhenj, por do të ndryshonte domosdoshmërisht disa gjëra”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/