Telegrafi

Pochettino në lot: Lojtarët e mi janë heronj, ndërsa Lucas Moura ishte superhero

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk ka mundur t’i fshehë emocionet pas kulaifikimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Spursat e eliminuan Ajaxin me një rikthim sensacional për të siguruar biletën për 1 qershor në Madrid.

Lexo po ashtu Dramë e madhe në ‘Johan Cruyff Arena’ - Tottenham shënon në aksionin e fundit për të kaluar në finale

“Akoma e kam të vështirë të flas. Emocioni është fantastik, faleminderit futbollit. Lojtarët e mi janë heronj – në vitin e fundit u kam thënë të gjithëve se ky grup janë heronj. Pjesa e dytë ishte mbresëlënëse. Ky lloj emocioni pa futboll nuk është i mundur. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne. Është vështirë ta përshkruaj këtë me fjalë”.

“Dëshmuam se e duam sportin dhe futbollin. Sot ishte e jashtëzakonshme. Ishte kënaqësi ta shohësh këtë lloj loje. Është vështirë të garosh në këtë nivel. Jam shumë falënderues që jam trajner. Që jam në futboll dhe që po e përjetoj këtë lloj loje. Të gjithë janë heronj, por ai (Lucas Moura) ishte superhero”.

“Dua ta përmend familjen time… Është e mahnitshme që t;i shpërblej. Duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës të dielën, pastaj të përgatitemi për finale”, ka deklaruar Pochettino për BT Sport, ndërsa nuk i ka mbajtur lotët. /Telegrafi/