Telegrafi

Pochettino në konferencë për shtyp: Mbappe nuk më ka thënë se po largohet, Messi mund të debutojë

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka dal në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Reims, ku është pyetur për dy yjet e ekipit, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Francezi është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ku nënshkrimi i spanjollëve me sulmuesin francez është shumë dhe këtë të shtunë mund të mbyllet.

Pochettino ka thënë se Mbappe po punon shumë mirë, ndërsa ka theksuar edhe një herë pozicionin e klubit.

“Kylian po punon shumë mirë. Klubi e ka bërë të qartë se cili është pozicioni ynë në këtë situatë. Ai (Mbappe) nuk më ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG”, deklaroi argjentinasi.

Tutje ai u pyet edhe për debutimin e Leo Messit, i cili mund të vjen në këtë fundjavë.

“Ne duhet të analizojmë dhe të shohim. Gjithashtu nëse do të fillojë apo jo ndeshjen. Ai po përshtatet shumë mirë me shokët e tij të skuadrës. Ai do të jetë vendimtar”, deklaroi Pochettino. /Telegrafi/