Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino e ka pranuar se i mirëpret thashethemet që e lidhin atë me Real Madridin.
Thuhet se Pochettino ka kaluar kohë me presidentin e Realit, Florentino Perez javën e kaluar, teksa spanjolli ishte duke vizituar Londrën për garën e FIFA-s.
Pochettino ishte i lidhur me Realin përpara emërimit të Julen Lopetegui dhe ka thënë për gazetën Marca se spekulimet kurrë nuk e shqetësojnë atë.
“Këto gjëra ndodhin gjithmonë në botën e futbollit. Thashethemet, situatat që shfaqen kur nuk e prisni më pak”, ka thënë fillimisht Pochettino për Marca.
“Me pak fjalë, e gjithë kjo është më shumë përvojë për një trajner të ri si unë, i cili ka ambicie për të arritur nivelin më të lartë si trajner”.
“Çdo gjë shërben si motivim, do të thotë që po bëjë një punë të mirë dhe po tërhoqi vëmendjen në botën e futbollit”.
“Unë kam fituar respekt dhe kjo është mirë”, përfundoi trajneri argjentinas.
Ndryshe, argjentinasi ka krijuar shumë simpati shkaku i lojës së tij sulmuese që po krijon tash e disa sezone me skuadrën angleze. /Telegrafi/