Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka lavdëruar sulmuesit e tij, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe pas paraqitjes së tyre brilante në fitoren 3-2 kundër RB Leipzig në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
PSG vulosi fitoren e tyre të dytë në grupe, duke triumfuar të martën mbrëma kundër RB Leipzig në Parc de Princes.
Mbappe shënoi golin e parë të skuadrës së tij, ndërsa dy gola të Messit vulosën fitoren në një ndeshje të vështirë për parisienët.
Pas lojës, Pochettino bëri nderime për dy nga lojtarët e tij kryesorë, duke përshëndetur aftësinë e tyre të jashtëzakonshme.
“Mendoj se ka pasur momente shumë të mira mes tyre, dhe ne po vërejmë se po përmirësohemi dhe kjo është pjesë e të kuptuarit që ata po zbulojnë mes tyre me kalimin e kohës”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.
LET'S GO! 💥 pic.twitter.com/BOqitXabB7
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) October 19, 2021
“Unë jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen shumë më tepër, gjithçka do të funksionojë shumë më mirë”.
“Por, është e vërtetë se talenti në skuadrën tonë është i lehtë. Lojtarë si Leo Messi, Kylian Mbappe dhe sot Julian Draxler, të cilët janë më sulmuesit, kanë talent të madh dhe është e qartë se këto lidhje ndodhin”, përfundoi argjetinasi. /Telegrafi/