Chelsea ka filluar të gjej formën më të mirë pas një starti katastrofal këtë edicion në Ligën Premier.
Për rezultatet negative ka ndikuar edhe kriza e lëndimeve që ka kapluar klubin londinez, pasi shumë yje janë lënduar para fillimit ose në fillim të edicionit.
Londinezët më në fund kanë filluar të ndjejnë pak lehtësim për krizën e tmerrshme të lëndimeve që ndikoi në planet e Mauricio Pochettino.
Sipas Evening Standard, The Blues kanë marrë lajme të mira nga infermieria pasi tre mbrojtësit Reece James , Benoit Badiashile dhe Trevoh Chalobah janë pranë rikthimit.
Nëse gjithçka shkon mirë, të tre mbrojtësit mund të jenë në skuadër për të bërë rikthimet e tyre të mundshme kundër Arsenalit pas pushimit ndërkombëtar.
James, në veçanti, do të jetë një ndihmë e madhe për Mauricio Pochettinon me mbrojtësin anglez që pritet të luaj edhe titullar në derbin londinez.
Dy mbrojtësit e tjerë nuk kanë bërë ende një paraqitje këtë sezon, me Chalobah që ishte shumë pranë largimit në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/