Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ndihet i zhgënjyer me humbjen nga Manchester City, por i lumtur me përmirësimin e skuadrës së tij dhe kualifikimin në fazën tjetër.
PSG u mposht 2-1 në Etihad nga City. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (50’) për mysafirët, ndërsa vendasit gjeten rrjetën me Raheem Sterling (63’) dhe Gabriel Jesus (76’
Pavarësisht humbjes, PSG do të vazhdojë të kalojë në fazën e 1/16-tës nga vendi i dytë i grupit dhe kjo e bën të lumtur Pochettinon, pasi ndjen se skuadra e tij po përmirësohet gradualisht.
“Po, jam i zhgënjyer, por, në të njëjtën kohë, Man City, në pjesën e parë, luajtën mirë dhe na detyruan të luajmë më thellë. Ata ishin shumë agresivë”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.
“Duke qenë i sinqertë, mendoj se duhet t’i japim meritat Man Cityt. Por, pjesa e dytë, është e vërtetë pas 0-0 në pjesën e parë, ne shënuam, ishim të qetë sepse i kontrollonim shumë mirë. Rrethanat e loja ndryshoi pak dhe ne pësuam dy gola. City është një ekip shumë i mirë”.
“Objektivi ishte të kualifikoheshim dhe më pas të ishim të parët. Por, ne mundëm Cityn në Parc de Princes, humbëm këtu. Dallimi këtu është barazimi kundër Brugge dhe Leipzig, prandaj ne përfunduam në vendin e dytë, jo për shkak të ndeshjeve të ndërsjella që kemi luajtur kundër Man Cityt”.
“Merita për Man Cityn, ata janë një ekip vërtet i mirë. Jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara”.
“Ne jemi duke u përmirësuar dhe jam i lumtur në këtë proces. Gjërat janë më mirë se një muaj më parë dhe shumë më mirë se dy muaj më parë. Pak nga pak skuadra po përmirësohet”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/