Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se hierarkia e Juventusit ka ushtruar presion në gjyqtarin e ndeshjes Szymon Marciniak.
Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir me rezultat 2-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.
“Para ndeshjes ishte Agnelli, pas ndeshjes ishte Agnelli dhe Marotta. Pashë pas pjesës së parë se si ata ushtronin presion mbi gjyqtarin”.
“Bëhet fjalë për detaje të vogla, por në këso ndeshjesh edhe ato luajnë rol, mund ta ndihmojnë çdo skuadër që të fitojë”.
“Janë detaje të vogla. Te Juve janë specialistë, sepse ata kanë zakon të fitojnë, zakonin edhe për të vënë gjyqtarin në presion”.
“Është një mësim i madh për ne që të kujdesemi jo vetëm në fushë, por jashtë fushës. Kur ju doni të fitoni, keni nevojë për ndihmë nga të gjitha anët”.
“Pronari qëndroi në korridor, në tunel para dhe gjatë lojës. Është një klub me një kulturë që përpiqet të bëjë gjithçka për të ndihmuar ekipin”.
“Është një mundësi për të mësuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Zhvillohen dy ndeshje, një në fushë dhe një është jashtë fushës”.
“Unë mendoj se nga situatat e tilla ne duhet të mësojmë. Nëse shohim vetëm statistikat nga dy ndeshjet, Tottenham ishte skuadër shumë më e mirë”, ka thënë Pochettino për The Telegraph. /Telegrafi/