Telegrafi

Kane mund të mungojë deri në fund të sezonit

Harry Kane (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Mauricio Pochettino e ka komentuar lëndimin e Harry Kane në ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Sulmuesi i Spursave u detyra ta lëshojë fushën, ndërsa trajneri mendon që bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe sulmuesi anglez mund të mungojë deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Lëndim i frikshëm për Harry Kane që e detyroi ta lërë fushën

“Duhet ta kontrollojmë nesër (e mërkurë), por duket se është nyja e njëjtë dhe lëndimi i ngjashëm. Është e pikëllueshme dhe zhgënjyese. Do të na mungojë – ndoshta deri në fund të sezonit”.

Harry Kane (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Është një shqetësim për ne. Shpresojmë të mos jetë diçka e madhe. Mirëpo, nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar”.

“Ai e ka përdredhur nyjën, prandaj do të shohim si do të reagojë në orët në vijim”, ka thënë Pochettino për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/