Mauricio Pochettino e ka komentuar lëndimin e Harry Kane në ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City.
Sulmuesi i Spursave u detyra ta lëshojë fushën, ndërsa trajneri mendon që bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe sulmuesi anglez mund të mungojë deri në fund të sezonit.
“Duhet ta kontrollojmë nesër (e mërkurë), por duket se është nyja e njëjtë dhe lëndimi i ngjashëm. Është e pikëllueshme dhe zhgënjyese. Do të na mungojë – ndoshta deri në fund të sezonit”.
“Është një shqetësim për ne. Shpresojmë të mos jetë diçka e madhe. Mirëpo, nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar”.
“Ai e ka përdredhur nyjën, prandaj do të shohim si do të reagojë në orët në vijim”, ka thënë Pochettino për BT Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/