Telegrafi

Pochettino: Jemi akoma në lojë, duhet ta përmbysim rezultatin në Amsterdam

Mauricio Pochettino duke dhënë instruksione (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Mauricio Pochettino është i pakënaqur me lojën e Tottenham Hotspur në humbjen prej 0-1 nga Ajaxi para tifozëve në stadiumin e ri të Spursave.

Ekipi anglez e humbi ndeshjen e parë dhe do ta ketë shumë të vështirë në takimin kthyes në Amsterdam në javën e ardhshme.

“Nuk e nisëm mirë. Mendoj se ata ishin më reaktivë, treguan më shumë energji dhe ishte vështirë për ne që të luanim. Mungesa jonë e energjisë dhe qasja jonë na e bëri të vështirë”.

Lexo po ashtu Mrekullia Ajax fiton edhe në Londër ndaj Tottenhamit, hap i madh drejt finales

“Pasi e pranuam golin, filluam të ndërtonim aksione, Sissoko i dha skuadrës energji të mirë. Filluam të luanim ashtu si dëshironim. Në pjesën e dytë u bëmë presion”.

“Akoma jemi në lojë, jemi në disavantazh vetëm 1-0, duhet të besojmë se mund të shkojmë atje dhe të fitojmë”.

“Natyrisht se nuk jam i kënaqur… Është përgjegjësi e imja, sepse unë jam trajneri. Por, duhet të shpresojmë për ndeshjen kthyese”, ka thënë trajneri i Spursave. /Telegrafi/