Telegrafi

Pochettino: Ishim më të mirë, por ky është futbolli

Mauricio Pochettino është i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

Tottenham Hotspur ka humbur në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Chelseat, duke mos mundur ta mbajnë epërsinë fillestare prej 1-0.

Megjithatë, trajneri argjentinas mendon se skuadra e tij ishte më e mirë edhe pse humbi në fund.

“Mendoj se nëse i krahasoni dy ekipet, ne ishim më të mirë sot. Mendoj se duhet të jemi të kënaqur me punën”, ka thënë Pochettino pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se në qoftë se ju analizoni lojën e sotme, ne kemi pasur pozicionim më të mirë, më shumë përpjekje. Por futbolli nuk është vetëm statistikë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegraf/