Telegrafi

Pochettino informon PSG-në se dëshiron të kalojë te Real Madridi

Mauricio Pochettino raportohet se dëshiron të transferohet te Real Madridi, pas vetëm një viti në krye të skuadrës së Paris Saint-Germain.

Goal.com ka arritur të mësojë se trajneri argjentinas është i interesuar që të kalojë në radhët e Los Blancos qysh në këtë verë.

Klubi spanjoll ka shkarkuar tashmë Zinedine Zidanen dhe është në kërkim të një strategu të ri.

Massimmiliano Allegri ishte në listën e tyre, mirëpo italiani u rikthye te Juventusi, në vend të Andrea Pirlos.

Real Madridi po ashtu e mendon si opsion tani Antonio Contes, që shkëputi kontratën me Interin, pas triumfit në Serie A.

Andaj, Pochettino po nxiton që të arrij marrëveshje me skuadrën më të trofeshme në botë, dhe Florentino Perez e pëlqen stilin e lojës së tij.

Në garë për transferimin e argjentinasit është edhe ish-skuadra e tij, Tottenhami, që tashmë ka vetëm një trajner të detyrë. /Telegrafi/