Telegrafi

Pochettino gëzon fansat e Tottenhamit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se skuadra e Tottenham presin për të bërë disa nënshkrime para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier.

Skuadra nga veriu i Londrës kanë siguruar tashmë marrëveshje për Victor Wanyama dhe Vincent Janssen këtë verë, por tifozët janë ende skeptik.

Megjithatë, Pochettino është i bindur se klubi do të përfundojë duke bërë më shumë në këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Juve fiton ndaj Tottenhamit (Video)

“Pres disa nënshkrime në javët e ardhshme”, deklaroi fillimisht Pochettino.

“Ne do të shohim se çfarë ndodh, por unë pres pak më shumë aktivitet”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/