Pas zyrtarizimit si trajner i Chelseat, Mauricio Pochettino ka dalë në fushën stërvitore për herë të parë dhe më pas ka dhënë një deklaratë si trajner i ri i Bluve.
“Për mua është kënaqësi dhe nder të jem i përfshirë te klubi futbollistik i Chelseat… Është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe natyrisht se ishte lehtë për neve që ta merrnim vendimin për të ardhur këtu”.
“Ajo që duam është që ta sjellim lumturinë sërish në këtë klub të madh… Historia e Chelseat është të fitojë… Mendoj se këtu është një kulturë fitoreje”, ka deklaruar mes tjerash trajneri.
Pochettino ka drejtuar edhe në të kaluarën skuadra në Ligën Premier, Southamptonin (2013–2014) dhe Tottenham Hotspur (2014–2019).
Së fundmi, ai ka qenë trajner i Paris Saint-Germainit, nga ku u largua në verën e vitit të kaluar. /Telegrafi/
'It’s a culture of winning here. We want to bring the happiness again to this great football club.' 🙌
Part one of our exclusive interview with Mauricio Pochettino! pic.twitter.com/rmWnGn3ARY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 3, 2023