Telegrafi

Pochettino flet për transferimin e Messit, gjendjen e tij aktuale fizike dhe momentin kur do të vijë debutimi i argjentinasit

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka folur për afrimin e Lionel Messit, duke thënë se është i lumtur që ka këtë lojtarë në skuadrën e tij.

Nënshkrimi i Lionel Messit me PSG-në ka dominuar titujt e mediave në të gjithë botën, ndërsa trajneri argjentinas është shprehur i kënaqur që e ka atë në skuadrën e tij.

“Gjithçka filloi me njoftimin e Barcelonës, dhe nga aty filloi komunikimi, dhe unë dua të nënvizoj punën e madhe të klubit, presidentit dhe drejtorit sportiv [Leonardo], të cilët në vetëm pak ditë kanë bërë një marrëveshje të madhe”.

“Ne të gjithë ishim në të njëjtën mendim sa i përket ardhjes së tij”.

“Messin ka zgjuar një gjendje pozitive dhe ka pruar energji shumë të mirë. Ne të gjithë e kemi ndjerë këtë, gjithashtu qyteti dhe tifozët. Ne trajnerët gjithmonë duam të kemi këtë problem, që të bashkojmë ekipin me lojtarë të mëdhenj. Këto vendime janë për ne”.

Sa i përket kohës kur Messi mund të bëjë debutimin e tij, Pochettino e vuri theksin se 34-vjeçari ndihet i aftë për të luajtur.

“Është sesioni i tij i dytë stërvitor. Ne po e bëjmë këtë gjë hap pas hapi. Përparësia është që ai ndihet mirë. Kur të jetë në gjendjen më të mirë ai mund të bëjë debutimin e tij”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/