Site icon Telegrafi

Pochettino flet për humbjen e Chelseat, ka dy fjalë edhe për Armando Brojën

Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe para tifozëve të vet është mposhtur nga Brentfordi me rezultat 0-2.

I zhgënjyer nga kjo disfatë ka mbetur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino i cili ka folur pas ndeshjes duke analizuar se ku gabuan.

“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë”.

Lexo po ashtu Chelsea mposhtet në shtëpi nga Brentfordi

“Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”, tha trajneri argjentinas.

Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino qau mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.

“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon”.

“Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar”, tha Pochettino. /Telegrafi/

Exit mobile version