Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është një nga trajnerët favoritë për postin e Interit së bashku me Antonio Conte, Diego Simeone dhe Luciano Spalletti.
Klubi e largoi Stefano Piolin dhe në vend të tij deri në fund të sezonit do të jetë Stefano Vecchi.
Tashmë në skuadër ka ateruar Walter Sabatini, i cili do të punojë me Piero Ausilion në ndërtimin e skuadrës.
Favoritë për stolin e Interit mbeten Antonio Conte, Diego Simeone dhe Luviano Spalletti.
Por Sky Sport Italia e fut në garë edhe Pochettinon.
Sabatini ka qëndruar në Londër shumë ditëve të fundit dhe flitet se bisedimet tashmë kanë nisur. /Telegrafi/