Site icon Telegrafi

Pochettino: Erkisen e ka kërkuar largimin, klubi po punon ta sistemojë

Mauricio Pochettino e Eriksen. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Afati kalimtar është mbyllur në Angli për blerje, por ekipit ende mund të shesin lojtarë dhe i tillë është Christian Eriksen.

Trajneri i Tottenhamit, e ka konfirmuar se danezi mund të largohet në ditët e ardhshme.

“E ardhmja e Eriksen është e paqartë, pasi di që kërkon largimin dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta kënaqin”.

Mauricio Pochettino (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Për mua nuk ka rëndësi nëse ka edhe një vit, apo edhe pesë vite në kontratë, pasi i trajtoj të gjithë njësoj, ndaj edhe nëse do mbetet, do të jemi të lumtur”, ka thënë Pochettino.

Mesfushori danez ka një kontratë të vlefshme deri në verën e ardhshme me Tottenhamin.

Christian Eriksen . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Për të ka pasur interesim të shtuar nga klubet e Madridit, Real dhe Atletico. /Telegrafi/

Exit mobile version