Site icon Telegrafi

Pochettino dëshiron të ribashkohet me Harry Kane në Manchester United

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, besohet të jetë një nga favoritët, për të marr drejtimin e Manchester United dhe nëse ndodh kjo, ai kërkon të ribashkohet me sulmuesin e tij te Tottenham, Harry Kane në “Old Trafford”.

Është bërë e qartë javëve të fundit se reparti sulmues i Manchester United nuk është aq i fortë sa mendohej fillimisht, me Cristiano Ronaldon që duket në hije dhe Edinson Cavani që pritet të largohet nga klubi gjatë verës.

Për më tepër, situata me Mason Greenwood, me akuzat që e ngarkojnë, kanë lënë një boshllëk në sulm.

Pochettino shihet si favorit për pozitën e trajnerit në “Old Trafford”, pasi duket se puna te PSG nuk do të zgjatë shumë.

Nëse argjentinasi arrin në United, ai do të jetë në gjendje të ofrojë menjëherë një një sulmues që të paktën në letër, do të zgjidhte problemet sulmuese të United .

Sipas The Telegraph, Pochettino do të shtyjë fort që United të nënshkruajë me Harry Kane, nëse ai merr drejtimin e skuadrës.

Kane më herët kishte kërkuar të transferohej te Manchester City verën e kaluar, me Spurs që refuzuan disa oferta, ku e fundit ishte rreth 150 milionë euro.

United nuk ka një buxhet të madh për transferime gjatë verës, ndërsa prioritet mbetet edhe përforcimi i mesfushës. /Telegrafi/

Exit mobile version