Site icon Telegrafi

Pochettino i akuzoi drejtuesit e Juventusit për presion ndaj gjyqtarëve, Marotta thotë se janë akuza të pabaza

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta i është kundërvër trajneri të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili i akuzoi drejtuesit e Juventusit për presion ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, para dhe gjatë takimit.

Të mërkurën mbrëma, Juventusi mundi Tottenham Hotspurin me rezultat 2-1 në Wembley në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, por trajneri i Spurs, Pochettino dha disa deklarata të forta.

Trajneri argjentinas pretendoi se drejtuesit e Juventusit, Andrea Agnelli dhe Beppe Marotta bënë presion mbi gjyqtarët para dhe gjatë ndeshjes.

Lexo po ashtu Pochettino: Kryesia e Juventusit i bëri presion gjyqtarit para dhe gjatë ndeshjes

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i Juventusit i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si të pabaza.

“Është krejtësisht e pabazë. Ne nuk jemi mësuar me gjëra të tilla”, ka thënë fillimisht Marotta.

Pochettino pati akuza të rënda në drejtim të drejtuesve të Juves (Getty Images)

“Ne absolutisht nuk i jemi afruar gjyqtarit në pushimin mes dy pjesëve”.

 Marotta mohoi akuzat e Pochettinos (Getty Images)

“Thjesht, shkova në zhveshtore – siç e bëj gjithmonë – t’i uroj të gjithëve fat të mirë”.

“Nuk kishte asnjë qasje direkt apo indirekte ndaj gjyqtarit”, përfundoi drejtoi i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version