Telegrafi

Po zhvillonin gara të shpejtësisë, Policia e Kosovës shqipton 5 gjoba dhe pikë negative

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 5 gjoba dhe pikë negative ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve pasi po zhvillonin gara të shpejtësisë.

Sipas tyre, rastet kanë ndodhur më 23 dhe 24 shkurt në Gjakovë.

“Me datë 23 dhe 24 shkurt 2022 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugët e ndryshme të Gjakovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka identifikuar automjete të ndryshme duke bërë gara shpejtësie me ç’rast, ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese. Ndaj drejtuesve të automjeteve që janë identifikuar duke bërë gara shpejtësie u janë shqiptuar pesë (5) gjoba të ndryshme dhe pikë negative. Gjobat dhe masat mbrojtëse janë shqiptuar bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, thuhet në njoftim.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor-Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit ne trafikun rrugor. Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë”, përfundon policia. /Telegrafi/