Telegrafi

Po zhduket dalëngadalë kultura e pirjes së alkoolit në vendin e punës dhe pas përfundimit të orarit

(Foto: Pexels)

Alkooli ka qenë prej kohësh një pjesë integrale e kulturës së vendit të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës Perëndimore, por gjeneratat e reja të punonjësve nuk mendojnë se alkooli është vërtet i nevojshëm gjatë orarit të punës.

Pothuajse në të gjitha sferat e jetës, konsumimi i rregullt i alkoolit inkurajohet, kështu që në njëfarë mënyre kjo është transferuar në vendet e punës si një ritual i lidhjes, ngritjes së moralit dhe lehtësimit të stresit.

Organizimi i takimeve në bare dhe restorante me pije, është madje pjesë e strategjisë së biznesit të disa kompanive.

(Foto: Pexels)

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të vitit 2022 nga organizata bamirëse e arsimit Drinkaware, alkooli është më i rrënjosur në sektorin privat.

Megjithatë, sipas një sondazhi po në Mbretërinë e Bashkuar, shumë njerëz duan që gjërat të ndryshojnë. Ky sondazh përfshiu më shumë se 2.000 të anketuar, 43 për qind e të cilëve thonë se ka shumë presion për të pirë kur shoqërohen me kolegët e punës, ndërsa 53 për qind e tyre do të donin më pak presion për ta bërë këtë.

(Foto: Pexels)

Ndërkaq, në një anketë me 4.000 studentë britanikë nga Bright Network, 45 për qind e të anketuarve thanë se alkooli nuk duhet të luajë një rol në aktivitetet sociale të punës.

Lexo po ashtu Teprimi me alkool dhe ndikimi në organizëm

Vitet e fundit, kompanitë e mëdha, si Salesforce, Uber dhe Jet, kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar ose ndaluar plotësisht alkoolin në vendin e punës. /Telegrafi/