Telegrafi

Po zbrazte shportat e mbeturinave, momenti kur punonjësi i pastrimit goditet nga një motoçikletë në Britani të Madhe

Ky është momenti shokues kur një punonjës i kompanisë së pastrimit rrëzohet në tokë, kur dy persona në motoçikletën e godasin dhe largohen nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Richard Legg, 19-vjeç, po kalonte rrugën në Poole të Anglisë gjatë orarit të tij të punës, kur një skuter i zi u shfaq nga askund, transmeton Telegrafi.

Shoferi ishte futur në korsinë e kundërt të rrugës dhe duke tejkaluar një furgon të bardhë, goditi Legg të cilin e rrëzoi në tokë.

E pasi që nga goditja u rrëzuan dhe dy personat më motoçikletë, ata arritën të ngritën dhe të largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas trajtimit në spital u lirua, ndërsa policia ka filluar kërkimin e dy personave që e goditën dhe nuk u ndalën fare.

Thuhet se ata kishin përdorur një motoçikletë të vjedhur, targat e të cilët ishin hequr nga mjeti motorik. /Telegrafi/