Në Prishtinë këtë verë do të mbahet ai që me gjasë do të jetë festivali më i madh në Ballkan.
Sunny Hill është festivali i cili do të mbahet në Prishtinë në gusht të këtij viti.
Për herë të parë, festivali do të jetë një prurje si asnjë herë tjetër në kryeqytet, që do ta bëjë diferencën jo vetëm në nivel vendor, por edhe atë rajonal e më gjerë.
Kjo për shkak se tashmë është konfirmuar se programi i artistëve që do të performojnë do të jetë i niveleve botërore.
Ajo që tashmë dihet se do performojë është Dua Lipa, superylli shqiptar që do të pushtojë skenën e kryeqytetit.
Por, sipas parlajmërimeve më të fundit nga faqja zyrtare e festivalit, bëhet fjalë edhe për emra të tjerë të mëdhenj të skenës botërore që pritet të performojnë.
Mbetet të shihet çka ka rezervuar Sunny Hill Festival, që po duket si një horizont plot diell për skenën e argëtimit në vendin tonë. Shumë shpejt konfirmohet programi i plotë dhe dalin në shitje edhe biletat e festivalit. /Telegrafi/