Telegrafi

Po vjen së shpejti bomba nga Gjiko dhe Nora (Foto)

Nora Istrefi dhe reperi Gjiko po sjellin bashkëpunim.

Duetet po vazhdojnë të jenë trend i kësaj vere në industrinë muzikore

Kësaj radhe, Nora Istrefi dhe Gjiko kanë mbledhur forcat për të sjellë bashkëpunimin e parë midis tyre.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Redbox

Produksioni RedBox ka publikuar një fotografi përmes së cilës bëri të ditur se kënga do të lansohet shumë shpejtë. Nga fotografia mund të shihni një skenë të videoklipit e cila duket të jetë xhiruar në një hotel.

Nora dhe Gjiko janë veshur të dy me të zeza dhe pritet një super bashkëpunim prej tyre.

Ndryshe, kujtojmë se Nora së fundmi solli këngën “Ska Inatë” në bashkëpunim me Robertin ndërsa kënga e fundit nga Gjiko është “Faje” në bashkëpunim me Skerdin.