Site icon Telegrafi

“Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda” – vazhdon përplasja mes Vullnetit dhe Gresës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 ka pasur zhvillime të shumta e debate ndërmjet banorëve.

Një krisje këto ditë është parë edhe nga Vullnet Krasniqi e Gresa Gashi, të cilët në fillim kanë qenë miq shumë të mirë.

Gazetari derisa po qëndronte në dhomën e gjumit tha se po i vie turp për njerëzit me të cilët është brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

“Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda”, u shpreh ai.

E aktorja nuk përtoi që t’i reagonte menjëherë duke i kërkuar që të dilte nga shtëpia.

Lexo po ashtu Rasti me Xhenetën - Xuxi mendon të largohet nga Big Brother VIP Kosova

“Nëse të vjen marre dil, pse s’po del. Dil”, tha ajo.

Krasniqi në vazhdim shtoi: “Ja normalisht, marrja e Zotit”.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit prishën raportin e tyre për shkak që Vullnetit nuk po i pëlqejnë disa gjëra të Gresës. /Telegrafi/

Exit mobile version