Telegrafi

A po vjen kënga e re e Erës me rastin festës e Pavarësisë? (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi lirshëm mund të thuhet se ka qenë sensacioni e vitit 2016.

Superhiti “Bonbon”, i solli asaj suksesin më të madh ndonjëherë në karrierë, duke kapur shifra të larta klikimesh në YouTube, si dhe depërtimin në tregut ndërkombëtar.

Ka kaluar më shumë se një vit nga projekti “Bonbon”, i cili pak ditë më parë kapi shifrën e 300 milion klikimeve në YouTube, teksa për gjatë një viti të tërë, këngëtarja Istrefi ka patur mundësinë ta promovojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, pas një suksesi të tillë, të gjithë adhuruesit e saj shtronin vetëm një pyetje: Cili është projekti i radhës pas këngës “Bonbon”?

Deri më tani, këngëtarja ka publikuar disa herë në rrjetet sociale fotografi, përmes së cilave ka paralajmëruar projektet e reja, madje në një prej tyre ka shkruar se kënga e re është gati për të dalë nga ‘furra’.

Era Istrefi

E përderisa ka të nënshkruar kontratë me “Ultra Music”, sigurisht që këngëtares shqiptare nuk i lejohet të japë para kohe për projektet e reja, megjithatë herë pas here Era po shpalos enigma që përkojnë me projektin e saj të ri.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaq studion muzikore në të cilën ka bërë incizimet e reja, gjersa në mbishkrimin e fotografisë jep një përshkrim mjaft enigmatik

“Shkurt 017”, shkruan Era në mbishkrimin e fotografisë, e në shikim të parë, ky përshkrim na përkon me datën 17 shkurt, festën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndoshta mungesa prej një viti me prurje të reja, dhe puna e madhe në muzikë, mund të jetë një shenjë që këngëtarja Istrefi po mendon të sjell projektin e saj të ri në datën e Pavarësisë së Kosovës.

Sido që të jetë, fansat presin me padurim projektin e radhës, pasuesin e hitit të padiskutueshëm “Bonbon”. /Telegrafi/