Telegrafi

Po vjen “Gurmania Channel” ekskluzivisht në ArtMotion, kanali i parë televiziv dedikuar krejtësisht gatimit

Foto: GurmaniaTV/Instagram

Në thuajse çdo kanal televiziv mund të gjesh një emision i cili është i dedikuar krejtësisht gatimit.

Mirëpo një kanal i cili është i dedikuar krejtësisht gatimit në Kosovë nuk ka pasur ende.

Ky është misioni që i kanë vënë vetes “Gurmania Channel”, kanali më i ri televiziv i cili i është dedikuar krejtësisht gatimit.

Foto: Gurmania Channel/Facebook

Ky kanal vjen në platformën e ArtMotion, dhe do të jetë i disponueshëm për publikun që nga data 24 dhjetor.

Kanali nis me emisione që i dedikohen fillimisht gatimeve të mëngjesit, më pastaj drekës dhe darkës, por nuk do të mungojnë edhe emisionet që u dedikohen deserteve dhe recetave të pijeve të ndryshme.

Foto: Gurmania Channel/Facebook

Vlen të theksohet se pjesë e emisioneve do të jenë shumë të ftuar VIP nga arti, sporti, politika, televizioni, etj.

“Gurmania Channel” është një kanal tashmë i shtrirë edhe në rrjetet sociale si dhe uebsajtin e tyre zyrtar Gurmania. /Telegrafi/