Grupi i njohur humoristik “Stupcat”, janë duke bërë përgatitjet e tyre për të sjellë shumë risi dhe programe të reja për këtë fundvit.
Një prej projekteve të tyre më interesant të realizuar ndonjëherë mbetet “Egjeli”, i cili do të vazhdojë sërish me episodet e reja, bën të ditur Telegrafi.
Ka qenë aktori Vedat Bajrami, ai i cili ka bërë të ditur këtë gjë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.
Në fotografi shfaqet lokacioni i xhirimit të serialit, i cili do të jetë i njëjti me atë të herëve të kaluara, përfshirë disa modifikime të reja.
“Gati renovimi i shtëpisë, Seriali ‘Egjeli’ po vjen shumë shpejt, ju dua Liki underground”, shkruan aktori Bajrami në Facebook. /Telegrafi/