Site icon Telegrafi

Po vjen albumi i ri i Drake (Video)

Albumi i ri i shumëpritur i reperit të famshëm Drake, “Views from the 6” do të lansohet në fund të këtij muaji.

Reperi, në episodin e mbrëmshëm të emisionit “OVO Sound Radio”, ka zbuluar se albumi i tij i katërt do të lansohet më 29 prill.

Gjithashtu në këtë episod ka luajtur edhe versioni i ri i këngës “Pop Style”, me një varg të shtuar nga Drake dhe minus Kanye West dhe Jay-Z, transmeton Koha.net. Ndoshta kjo ishte një përgjigje ndaj fansave të cilët janë tallur me kontributin e vogët të Jay-Z në këtë këngë.

Drake pastaj ka postuar në Twitter një trailer për albumin e ardhshëm:


Javën e kaluar, reperi ka lansuar këngën “Pop Style” dhe këngën e re “One Dance”, bashkëpunim me Wizkid dhe Kyla, për të ndaluar fansat nga shkarkimi ilegal i versioneve të pa përfunduara. Të dy këto këngë ka të ngjarë që të jenë pjesë e këtij albumi të ri.

Sipas Apple, ky album do të jetë ekskluzivisht në dispozicion në Apple Music dhe iTunes që nga dita e lansimit.

Ndërkaq, në muajin janar të këtij viti, Drake ka lansuar këngën “Summer Sixteen”, kënga e parë e albumit “Views from the 6”.

Exit mobile version