Site icon Telegrafi

Po vidhnin kabllo në shkollën e mjekësisë në Ferizaj – policia kap në flagrancë tre persona

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arrestuar mbrëmë tre persona.

Sipas policisë rreth orës 20:20 ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj, në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes në proces.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjecar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë” .

Vlera e dëmit sipas ankuesi përllogaritet të jetë njëzetmijë (20.000) euro. /Telegrafi/

Exit mobile version