Grupi më i madh i motoçiklistëve rus, ”Ujqit e natës”, që njihet si grup miqësor me kryetarin rust, Vladimir Putin, do ta fillojë turin e saj, nën emrin ”Bota sllave 2016”, në kuadër të së cilës do ta vizitojnë edhe Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Motoçiklistët e quajnë këtë marshim edhe si ”forcim të dialogut në mes të popullve sllav”, ndërkaq do të vizitojnë dymbëdhjetë vende, në mes të cilëve edhe Serbinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe Bullgarinë.
Drejtori i përgjithshëm i organizatës mototuristike ruse, Evgenij Strongov, ka sqaruar se dëshirojnë që t’i lidhin vendet ortodokse të botës sllave, ku në Ballkan janë Serbia, Bullgaria, Mali i zi dhe Maqedonia, dhe se mendon që në këto vende mund të ndjehet si në shtëpinë e tij./Telegrafi/