Telegrafi

Po vidhnin dru, goditen me thikë nga roja i pyllit

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje janë goditur me thikë nga i dyshuari (roje e pyllit).

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në Vushttri, kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtje kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar. /Telegrafi/