Sipas Wall Street Journal, trendit të mjekrës në Australi po i vjen fundi pasi që është bërë shumë i zakonshëm.
Mirëpo, para se të merrni briskun për të hequr mjekrën, duhet të dini se mjekra ende nuk është ‘vrarë’ në Australi.
Ekspertja e kulturës pop, Lauren Roswearne, thotë se në Australi mjekra ende është trend, por trend në ikje.
Mjekrat janë bërë shumë të famshme përgjatë Australisë dhe jo vetëm, saqë kanë filluar të bëhen shumë të zakonshme, e pikërisht kjo mund të jetë arsyeja që po i vjen fundi.
Sidoqoftë, vazhdimi i trendit të mjekrës është lajm i mirë për të gjitha zonjat e zonjushat, pasi që disa studime kanë zbuluar se femrat i shohin meshkujt me mjekra si më atraktiv.
Pavarësisht këtyre, Roswewarne beson që trendit të mjekrës do t’i vjen fundi së shpejti në Australi. /Telegrafi/