Telegrafi

Po ushtronte biznesin e lojërave të fatit, arrestohet një person në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, pasi që në lokalin e tij janë takuar disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë duke luajtur lojëra të fatit.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar disa tiketa dhe një shtëpizë e cila dyshohet se është përdorur për lojërat e fatit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/